Haradinaj: Numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 22:26
Haradinaj: Numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje

Gjendja pas helmimit në Deçan është nën kontroll. Kështu paku ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një statusi në Facebook, ka falënderuar të gjitha institucionet që ofruan ndihmë për të normalizuar situatën.

Haradinaj ka thënë se numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje dhe situata është nën kontroll.

“Fatmirësisht numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje dhe situata është nën kontroll. Uroj shëndet të plotë për të gjithë qytetarët dhe uroj që të mos kemi më fatkeqësi të tilla!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Falënderim për të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e krizës në Deçan, pas helmimit masiv të qytetarëve atje.

Veçanërisht, falënderim për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, Shtabin Emergjent, personelin mjekësor dhe teknik, ushtarët e Kosovës, ushtarët e KFOR-it nga kontigjenti amerikan dhe italian, Policinë e Kosovës, Bashkësinë Islame, bizneset, organizatat humanitare dhe qytetarët e vullnetit të mirë që kanë ndihmuar në forma të ndryshme.

Fatmirësisht numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje dhe situata është nën kontroll.

Uroj shëndet të plotë për të gjithë qytetarët dhe uroj që të mos kemi më fatkeqësi të tilla!


(Kosova Sot Online)