Situata me përmbytjet në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA-të

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 18:01
Situata me përmbytjet në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA-të

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po e vazhdon vizitën ndoshta të fundit në SHBA, megjithëse janë raportuar 42 të vdekur si pasojë e vërshimeve të shkaktuar nga moti i ligët që po mbretëron në Gjermani.

Merkel, e cila është për një vizitë në Washington DC dhe ku do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse, raporton bbc.

“Këtu në Uashington, mendja ime është gjithmonë me njerëzit në atdheun tonë”, tha ajo.

“Ne nuk e dimë ende numrin, por do të ketë shumë – disa në bodrumin e shtëpive të tyre, disa si zjarrfikës që përpiqen t’i sigurojnë të tjerët”, e citoi atë të thoshte Die Welt.

“Dhe unë i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta të afërmve të tyre. Do të bëhet gjithçka për të gjetur njerëzit që ende janë zhdukur”, shtoi kancelraja gjermane.

Kancelarja gjermane tha se ajo ishte në kontakt të ngushtë me ministrat gjermanë të brendshëm dhe të financave në lidhje me mbështetjen që qeveria federale mund të sigurojë.

(Kosova Sot Online)