
Lexoni edhe:
Fundi me turp i misionit të korruptuar të EULEX-it, zyrat nën dry e gjyqtarët në burg!
Banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, dhe ata të rrugëve lidhëse kanë bërë të ditur se të enjten do të protestojnë. Kjo për shkak të punimeve që kanë nisur tash e katër muaj.
Banorët përmes një letre dërguar medieve kanë thënë se tashmë jeta e tyre e përditshme është rënduar skajshëm dhe se nuk kanë hapësira të lira për të lëvizur si këmësor, ndërsa personat me nevoja të veçanta kanë mbetur të mbyllur që nga fillimi i këtyre punimeve.
Fundi me turp i misionit të korruptuar të EULEX-it, zyrat nën dry e gjyqtarët në burg!Lexoni edhe:
“Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi hapsira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca. Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje. Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd”, ka shkruar Dren Shahini aktivist i kësaj lagjeje.
(Kosova Sot Online)