Lexoni edhe:
Prokuroria e Pejës: Kemi identifikuar personat që shihen në fotografi, do të verifikohet nëse kanë lidhje me rastin në Deçan
Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci
Ministria e Drejtësisë ne bashkëpunim me Shërbimin e Inteligjencës Kosovare dhe Shërbimin Sekret Amerikan, duhet urgjentisht ti zhvillojnë hetimet për akuzat e pretenduara të Malcolm Simmons dhe përfundimisht ta mbyllin komplet misionin e EULEX-it në Kosovë, si dhe zyrtarët e lartë të këtij misioni evropian, të gjithë ata që zbulohen se janë të korruptuar, të arrestohen nga vet inteligjenca e Kosovës dhe CIA-s amerikane e të nxirren para drejtësisë sipas veprave që do të ju ngarkohen.
Degradimi i misionit EULEX dhe drejtësisë së këtij misioni nuk ka ndodhur pa lidhje të fuqishme me politikën e inkriminuar kosovare, prandaj duhet të hetohen dhe të arrestohen edhe ata zyrtarë të lartë politik të Kosovës të cilët kanë abuzuar dhe që ndoshta ende po vazhdojnë të abuzojnë me buxhetin e Kosovës. Malcolm Simmons, nëse e ka minimumin e sinqeritetit për atë që e ka deklaruar, duhet ti shpallë hapur emrat e atyre të cilët kanë qenë pjesë e korrupsionit dhe krimit në Kosovë, e jo të qëndroj neutral ndaj këtyre deklaratave, si dhe mos ti mbron ata zyrtarë të cilët kanë qenë të përfshirë në krim e korrupsion, qoftë nga EULEX-i apo edhe nga politikanët vendor. Edhe pse i vonuar ky raport nga Malcolmi, Ministria e Drejtësisë duhet të merr hapa të mëtutjeshme për forcimin dhe sundimit të ligjit në Kosovë. Nuk është aspak për tu habitur se si Malcolm Simmons si ish-kryetar i asamblesë së Gjykatësve të EULEXIT, dhe gjyqtarë të tjerë, kanë rënë në grackë të korrupsionit, duke i liruar nga ndjekja ata persona të cilët e kanë pasur për qëllim përkeqësimin e situatës në vend dhe pse jo arrestimin e personave të pafajshëm vetëm për të krijuar mjegull dhe huti.
Prandaj po them që EULEXI zyrtarisht duhet të mbyllet si misi9on i sundimit të ligjit i BE-së në Kosovë, si dhe mos tu jepen dekorata atyre gjyqtarëve të cilët kanë bërë krime në emër të drejtësisë në Kosovë. Presidentja Osmani duhet që nga muaji Gusht të filloj ta shkruaj shkresën për mbylljen totale të zyrave të EULEX-it si dhe arrestimin e zyrtarëve të EULEXIT duke filluar nga Malcolm Simmons dhe të tjerët sipas rolit e përgjegjësisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".