Glauk Konjufca uron Bajramin dhe bën thirrje: Qytetarët nuk duhet të hezitojnë të vaksinohen

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 08:05
 Glauk Konjufca uron Bajramin dhe bën thirrje: Qytetarët nuk duhet të hezitojnë të vaksinohen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai me këtë rast ka bërë thirrje për vaksinim kundër koronavirusit.

“Shpreh urimet tona të ngrohta, me dëshirën për ta kaluar këtë festë me shëndet, lumturi dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.Kësaj here, edhe pse manifestimi i Bajramit është lehtësuar dukshëm, qytetarët nuk duhet të hezitojnë të vaksinohen e të tregojnë kujdes të vazhdueshëm për shëndetin e tyre dhe të tjerëve”, është shprehur ai.

“Le të punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve dhe përparimin e vendit tonë. Jam i bindur se me devotshmëri dhe përpjekje të përbashkëta arrihet suksesi politik, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale e popullit tone”.

“Zoti ju bekoftë të gjithëve!”.“Urime festën!”.

(Kosova Sot Online)