Kështu u fal Kurban Bajrami në Xhaminë e Madhe

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 08:23
 Kështu u fal Kurban Bajrami në Xhaminë e Madhe

Në Kosovë dhe në të gjithë botën, besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Ky është Bajrami i katërt që shënohet në kushte pandemie.

Qindra besimtarë e falën sot festën brenda dhe jashtë Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Një ditë më herët, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat kundër koronavirusit.

Bajrami u fal edhe në xhami të tjera të Kosovës.

(Kosova Sot Online)