Vjosa Osmani uron Kurban Bajramin: Kjo festë sjelltë shëndet dhe mbarësi

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 09:45
 Vjosa Osmani uron Kurban Bajramin: Kjo festë sjelltë shëndet dhe mbarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje të shpërndahet dashuri e mirësi.

“Festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor. Prandaj sot, duhet ndarë me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat, por të shpërndahet dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë”, shkroi Osmani.

“Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati.  Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor. Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)