KPK-ja dhe KGJK-ja veprojnë me dirigjim!

KPK-ja dhe KGJK-ja veprojnë me dirigjim!
KPK-ja dhe KGJK-ja veprojnë me dirigjim!

Muhamet Kelmendi

  • 20 July 2021 - 07:28

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Askush nuk beson se janë të pa njohur dhe të pa zbuluar vjedhësit e Dhomës së Dëshmive të policisë me sendet e vjedhura, që akoma nuk dihet se kush e ka bërë dhe kush ka qëndruar prapa. Kështu po veprohet edhe për vjedhjet e 2.1 milionëve Euro. Ne si qytetar e kemi vështirë të besojmë se nuk dihen vjedhësit nga organet.

Tashmë dihet se prokuroria në tërësi, dhe gjykatat e vendit nuk janë në lartësinë e detyrave që po i shtron Republika. Kjo vlen nga fakti se mekanizmat e luftimit të krimit dhe të korrupsionit nga nivelet e larta, qoftë politike, qoftë ekonomiko-financiare, janë të mbuluar me njerëzit e politikës dhe të krimit, dhe ata nuk e lëshojnë vendin pa i nxjerr jashtë me VETTING. Si policia, kuptohet kupola komanduese, ashtu edhe AKI dhe mekanizmat tjerë, sikundër edhe prokuroritë dhe gjykatat janë me kuadro të subjekteve që e kanë udhëhequr shtetit tash e 21 vjet. Këta prokurorë, gjyqtar e kuadro të mekanizmave për të luftuar krimin, janë të LDK-së, PDK-së dhe të ish regjimit.

Kuptohet se si të tillë këta nuk i zbulojnë udhëheqësit e vetë jashtë strukture ku punojnë. Ata nuk e luftojnë krimin në sektorin privat dhe atë të politikës, sepse atyre u shërbejnë. Ata u raportojnë atyre. Këtej edhe nuk dalin faktet mbi rastet spektakulare të krimit të bërë. Kështu është fshehur edhe rasti i thyerjes dhe vjedhje së Dhomës së dëshmive- policisë, me sendet me vlerë dhe mjetet e konfiskuara. Kështu po bëhet edhe me 2.1milionët e vjedhur në kohën e regjimit të z Hoti. Këto raste kanë mundësi të zbulohen dhe nuk zbulohen për publikun, sepse dalin ndoshta njerëzit e lartë të politikes të lidhur me krimin.

Po sa krim ka me tenderë në nivel qendror dhe lokal? Sa vjedhje dhe keqpërdorime ka me lejet e ndërtimit në komunën e Prishtinës, dhe me siguri ka edhe në çdo komunë? Po sa vjedhje kanë me tenderët e bërë me firmat që kanë ndërtuar autostradat në Kosovë? Vjedhjet shkojnë me qindra e mijëra e milionë euro. Kjo del nga pasuria e krijuar nga njerëzit e pushtetit dhe nga elementet e sektorit privat te lidhur me pushtet. Pasuritë e tyre i kalojnë miliardat. Shumëçka tregon se shteti këtu ka dështuar. Ka dështuar në kapjen e kriminelëve dhe në dënimin tyre. E ky dështim kurrë nuk shërohet nga veglat e LDK-së e PDK-së kryesisht. Këto dy subjekte e kanë kapur sistemin e drejtësisë dhe kryesisht Gjykatën Kushtetuese. KPK dhe KGJK vepron me dirigjim. Këtej kërkohet pa tjetër ligji i VETTING-ut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".