Petkoviq reagon pas asaj që ndodhi në Bruksel në takimin Kurti-Vuçiq

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 11:30
 Petkoviq reagon pas asaj që ndodhi në Bruksel në takimin Kurti-Vuçiq

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se “i gjithë show-i politik” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel ishte për ta bërë palën serbe që të reagojë.

Petkoviq i ftuar në Radio Televizionin e Serbisë tha se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka folur me Thaçin, Hotin, Mustafën që nga fillimi i këtij procesit por që bisedimet me Albin Kurtin ishin një “çudi e paparë”.

Petkoviç tha se atë që BE ka propozuar – të dy palët bien dakord të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për të gjetur personat e zhdukur, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe lëvizjet që kanë potencial për të destabilizuar situatën në terren dhe pika e tretë – që mbajnë rregullisht takimet e kryenegociatorëve të ndërmjetësuar nga BE.

Petkoviq tha se Kurti ishte dakord vetëm me pikën e tretë, dhe se ai nuk donte të merrte parasysh dy pika sepse këmbënguli të përballet me të kaluarën, kështu që ai filloi të flasë për tre gjenocidet.

(Kosova Sot Online)