Litar me çarçafët e hotelit/ Si i shpëtoi 39-vjeçari karantinës nga kati 4 i ndërtesës

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 11:54
 Litar me çarçafët e hotelit/ Si i shpëtoi 39-vjeçari karantinës nga kati 4 i ndërtesës

Një burrë nga Queensland është akuzuar pasi dyshohet se i shpëtoi karantinës në një hotel duke përdorur një litar të improvizuar të bërë nga çarçafët e shtratit.

Burri 39-vjeçar kishte mbërritur me një fluturim në Australinë Perëndimore nga Brisbane rreth orës 4:15 pasdite të hënën por nuk kishte përfunduar një leje G2G.

Burri u transportua menjëherë në një objekt karantine hoteli në Rivervale pasi aplikimi i tij manual nuk plotësonte kërkesat, raporton TP.

Policia njofton se burri u arratis nga hoteli rreth orës 12:45 të së martës, duke përdorur çarçafët nga shtrati i tij për të krijuar një litar të improvizuar.

“Ai doli nga një dritare e dhomës së katit të katërt duke përdorur një litar të bërë nga çarçafë dhe u largua nga zona,” tha policia në një deklaratë.

(Kosova Sot Online)