Ganimete Musliu e “thumbon” Shpend Ahmetin edhe për Bajram

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 12:16
 Ganimete Musliu e “thumbon” Shpend Ahmetin edhe për Bajram

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka uruar Festën e Bajramit kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Këtij urimi, Musliu ia ka bashkangjitur edhe një video ku shihet një grumbull i mbeturinave nga rruga “Muharrem Fezja” në kryeqytet.

“Përhajr Bajrami Shpend Ahmeti, nga Rruga Muharrem Fejza në Prishtinë!”, ka shkruar Musliu.

(Kosova Sot Online)