Lexoni edhe:
Të goditet pa vonesë lidhja e krimit të organizuar me Shpend Ahmetin
Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Ternava
Qeveria e cila e mori besimin, me zotimin kryesor për sundim të ligjit dhe betejë pa kompromis anti-korrupcion, duhet ti luftoj të gjitha të këqijat që hetohen e zbulohen në vend, por në të njëjtën kohë dhe mënyrë, duhet të veproj edhe për ndreqjen e standardit për jetesë të qytetarit, e sidomos kur bëhet fjale për marrjen e kredive të buta zhvillimore për vendin me qëllim të subvencionimit të bizneseve për zhvillim dhe stabilizim të standardit të jetesës. Po ashtu duhet bërë gjithçka që të plotësohen standardet e kërkuara ndërkombëtare, për përfitim të subvencioneve dhe të donacioneve, që janë infuzione të zhvillimit të shpejtë ekonomik, pako mbështetëse këto që ndahen zakonisht për shtetet në zhvillim, për të ecur në hap me kohën në planin zhvillimor rajonal.
Gjithsesi që për Qeverinë e re të Kosovës mundë të jetë mision i vështirë̈ por tepër i domosdoshëm sepse duhet të ndodhë reformimi dhe pastrimi i administratës publike, që të mos humben milionat e donacioneve të BE-së që po presin për ta mbështetur Republikën e Kosovës, sidomos ky donacioni 20 milionësh që dështoi në mandatin e kaluar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe marrjen e pozitës së kryeministrit kundërligjshëm nga LDK dhe Avdullah Hoti.
Të goditet pa vonesë lidhja e krimit të organizuar me Shpend AhmetinLexoni edhe:
Me shumë të drejtë ka tërhequr vërejtjen Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, I cili ka treguar se si Kosova rrezikon t’i humbas miliona euro donacione për shkak të politizimit dhe mungesës së reformës dhe ngarkesës së madhe në administratën publike e cila duhet të profesionalizohet, reformohet e të racionalizohet. Shefi i zyrës së BE-së ka paralajmëruar se shansi për ti shpëtuar donacionet e humbura nga mandati i kaluar jo stabil qeverisës, janë nëse kjo qeveri deri në fund të vitit ndërmerr veprimet që i kërkohen në fushën e reformës së administratës, sepse në muajin dhjetor të këtij viti, fillon faza e re e programit të mbështetjes. Prandaj ai ka treguar se deri në dhjetor kanë synime të reja, kështu që nëse synimet nuk arrihen… jo 20 milionë̈, por pjesë, pjesë, mund të humben, 10, 5 apo 8 afërsisht, por përsëri ka rrezik që të ndodhë kjo nëse synimet nuk arrihen.
Në mënyrë̈ që Kosova të mos i humb këto fonde, Szunyog ka sugjeruar që ta bëjë legjislacioni i ri për pagat e shërbyesve civilë, rregulloret e reja dhe vendimet që e bëjnë zbatimin e legjislacionit, pasi që sipas tij, ekziston tani një departament i ri në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka detyrë specifike rekrutimin e shërbyesve civilë, por që fatkeqësisht ky departament nuk ka funksionuar shumë mirë, prandaj edhe nuk ka pasur deri më tani rekrutim të duhur të shërbyesve të rinj civilë gjatë muajve. Ai po ashtu ka thënë se ka edhe një numër çështjesh të tjera, një listë tragetesh që nëse nuk plotësohen deri në muajin dhjetor, atëherë projekti i mbështetjes me donacionet e BE-së duhet të kthehet mbrapa në Bruksel.
UÇK-ja ishte në Shqipëri, por politka nuk e bashkoi me Ushtrinë Shqiptare !!!Lexoni edhe:
Këtë shans të krijuar që për një kohë të konsiderueshme është në pritje duhet që sa më parë ta shfrytëzon Qeveria Kurti, pasi që pastrimi dhe dekriminalizimi, e depolitizimi i administratës publike ka qenë një nga zotimet elektorale të LVV-së dhe Albin Kurtit, që është përfshirë edhe në programin Qeverisës, për të mos mbetur Programi në letër dhe për ta fituar edhe besimin qytetar por edhe atë ndërkombëtar. Një veprim i tillë i kësaj qeverie do t’ia ngritët reputacionin pozitiv këtij shteti dhe do të kontribuonte që ato mjete financiare që janë paraparë për Kosovën të mos mbeten të pa shfrytëzuara sepse mbështetje të tilla financiere janë tepër të domosdoshme për zhvillimin e përshpejtuar dhe zënien e hapit në rrugëtimin sa më të shpejtë drejtë BE-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".