Pamje nga Kina: Qytete të tëra nën ujë dhe njerëz që luftojnë nëpër përrenj për të shpëtuar

Kina qëndrore është goditur nga reshje të mëdha shiu dhe përmbytje nga ajo që meteorologët i cilësojnë si shirat më të rëndë në një mijë vitet e fundit.
Në Zhengzhou, një qytet me më shumë se 12 milionë njerëz të vendosur në brigjet e Lumit të Verdhë, 12 persona vdiqën në një përmbytje të metrosë, ndërsa më shumë se 500 të tjerë u shpëtuan, thanë autoritetet atje.
Video, e postuar në mediat sociale të martën, tregon njerëz që qëndrojnë në errësirë, ndërsa stacioni nëntokësor duket si një pishinë e madhe që vërtitet.
Rreth 100,000 njerëz janë evakuuar deri më tani.
Miliona njerëz në Zhengzhou janë prekur nga efektet e stuhisë, e cila ka nisur që nga fundjava, pasi zona e provincës Henan u prek nga përmbytjet e lumenjve përreth që dolën jashtë shtatit për shkak të sezonit jashtëzakonisht aktiv të shiut.
Linjat e shumta hekurudhore në të gjithë provincën Henan, e cila është nyja kryesore e Kinës qendrore, janë pezulluar. Një numër i madh i autostradave gjithashtu janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar ose janë vonuar.
Rrugët janë përmbytur në një duzinë qytetesh të populluara dendur. Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë banorët e zonës të kapur për dore, duke sfiduar rrugët e përmbytura. Një nga pamjet tregon ujërat poshtë një rruge kryesore, që kanë ‘varrosur’ vetura.
Në dhjetëra liqene artificiale, uji ka tejkaluar të gjitha nivelet e lejueshme.
Sipas parashikimeve, reshjet e dendura të shiut do të zgjasin ende.
Zhengzhou subway station, #CCPChina. Water inside metro station #flooding #floods #Flood #chinaflood #ChinaFloods #鄭州 #地鐵站 #洪水 pic.twitter.com/OnM92kXSUI
— Jennifer Zeng 曾錚 (@jenniferatntd) July 20, 2021
(Kosova Sot Online)