Lexoni edhe:
Tri mandatet e Qeverisjes me Thaçin, lejuan në heshtje kolonizimin me serb të veriut
Avokatit Luka Mishetiq, i cili po e mbron juridikisht ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, s’i ka pëlqyer aspak fakti që Prokuroria kërkoi që të zgjatet afati për ta nxjerrë raportin e ekspertëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Mishetiq tha se mbrojtja duhet ta shoh qasjen e Prokurorisë përpara se t’i shoh raportet e ekspertëve për rastin. Ai përsëriti se Prokuroria kishte kërkuar që gjykimi të niste në korrik, ndërkaq që nuk është përgatitur ende vetë.
Tri mandatet e Qeverisjes me Thaçin, lejuan në heshtje kolonizimin me serb të veriut Lexoni edhe:
“Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar lidhur me nxjerrjen e raportit të ekspertëve. Supozohej të niste gjykimi në korrik… Mbrojtja nuk do të ketë mundësi t’i shoh të gjitha këto raporte pa pasur më parë çështjen e Prokurorisë lidhur me çdo viktimë”, tha Mishetiq.
“Dua të shohim akuzat përpara se të japim përgjigjen tonë”, theksoi avokati kroato-amerikan.
Ai tha se kjo do të ndikojë në përgatitjet e mbrojtjes për të qenë gati për gjykim.
Paraprakisht, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkuan që gjykatësi Nicolas Guillou t’ua shtojë afatin për t’i paraqitur raportet e ekspertëve dhe materialet e tjera. Këto materiale, ata do të duhej t’i dorëzonin pasnesër, por thanë se nuk i kanë bërë ende gati.
Edhe avokatët tjerë janë ankuar se ZPS-ja po i shkel afatet në lidhje me dorëzimin e materialeve.
(Kosova Sot Online)