Lexoni edhe:
Ish-kreu i gjykatësve akuza ndaj misionit të EULEX, zëdhënësja i kundërpërgjigjet
Landon Lucas vuri re një boshllëk të trafik mbi një urë në Jersey Shore dhe ia doli të ulë me sukses aty avionin që drejtonte.
Kur avioni i tij filloi të kishte probleme me motorin, një pilot adoleshent mori situatën nën kontroll dhe zbarkoi në mënyrë të sigurt.
Ish-kreu i gjykatësve akuza ndaj misionit të EULEX, zëdhënësja i kundërpërgjigjet Lexoni edhe:
Landon Lucas, 18 vjeç, po fluturonte me një aeroplan të vogël të hënën kur kuptoi problemet me motorin, ndërsa fluturonte në qiellin mbi Atlantic City.
Pasi dha njoftimin, ai u përpoq të shkonte në Aeroportin Komunal të Ocean City por kur vuri re se rruga në korsinë perëndimore të Urës së 9-të, e cila lidh Ocean City dhe Somers Point, kishte hapësirë pasi për momentin nuk kishte shumë automjete, ndaloi aty, raporton People.
“Piloti u ul me sukses pa asnjë dëmtim të avionit dhe pa dëmtime të ndonjë automjeti”, tha zëdhënësi i Ocean City Doug Bergen në një deklaratë. Grupi i punës, mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për të hequr krahët e avionit, që më vonë ta zhvendosnin nga rruga.
(Kosova Sot Online)