
Lexoni edhe:
Krimi i organizuar po e infekton me korrupsion edhe ushqimin e Ushtrisë së Kosovës
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Kinë kanë thënë se një grua arriti ta nxirrte foshnjën e vet në një vend të sigurt, por vdiq vetë, pasi vërshimet dhe dheu e goditën shtëpinë ku po banonin.
Vajza e vogël u nxor e gjallë të mërkurën pas më shumë se 24 orësh nën rrënoja, shkruan BBC.
Krimi i organizuar po e infekton me korrupsion edhe ushqimin e Ushtrisë së Kosovës Lexoni edhe:
Raportohet se reshjet e dendura të shiut kishin shkaktuar rrëshqitje dheu në fshatin Ëangzongdian të provincës Henan.
Rajoni i Kinës Qendrore ka përjetuar vërshime masive për shkak të reshjeve rekorde, me 33 të vdekur e mbi 200 mijë njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
“E dëgjova zërin e foshnjës dhe në atë moment shpëtuesit kishin arritur dhe ia dolën ta shpëtonin fëmijën. Ajo ishte vendosur në një pikë më të lartë nga nëna e saj”, tha një familjar.
(Kosova Sot Online)