Lulzim Basha reagon pas fitores së Distria Krasniqit: Krenari

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 13:49
Lulzim Basha reagon pas fitores së Distria Krasniqit: Krenari

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pasi Distria Krasniqit i siguroi Kosovës medalje olimpike në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ai reagimin e bëri në rrjetin social Facebook, duke e quajtur “Krenari” këtë fitore.

Ndryshe, Kosova ka siguruar medaljen e dytë olimpike, pas Majlinda Kelmendit që kishte fituar të artën në vitin 2016.

(Kosova Sot Online)