Donika Gërvalla: Distria sot Kosovës ia dha shkëlqimin e artë

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 16:19
 Donika Gërvalla: Distria sot Kosovës ia dha shkëlqimin e artë

Distria Krasniqi ia ka siguruar të shtunën medaljen e dytë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Për këtë, Distria ka marrë urime të shumta nga akterë politikë në vend dhe jashtë vendit.

Pas fitores së saj, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvall-Schwarz.

Përmes një shkrimi në rrjetin e saj social, ajo ka thënë se Distria dhe shumë kolegë të saj duhet ta ndiejnë shumë më fuqishëm dorën dhe mbështetjen e shtetit të tyre.

Gërvallla-Schwarz ka shkruar se me padurim po pret që të shohë edhe gjatë ditëve të ardhshme sportistët tjerë në Tokio, duke thënë se do të brohorasin për rezultatet e tyre.

Shkrimi i saj i plotë:

Distria sot Kosovës ia dha shkëlqimin e artë. Krahas krenarisë së pafund, në këto çaste gëzimi të madh, të mos harrojmë që Distria, kolegët dhe koleget e saj, por edhe talentet e shumta nga fushat e artit, dijes, kulturës, gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë duhet ta ndiejnë shumë më fuqishëm dorën dhe mbështetjen e shtetit të tyre.

Me padurim presim t’i shohim gjatë ditëve të ardhshme edhe sportistët tanë të tjerë në Tokio dhe t’iu brohorisim rezultateve të tyre.

(Kosova Sot Online)