Kryeministri kroat pas vizitës në spital: Shumica e të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetë

  • G.G /
  • 25 korrik 2021 - 22:27
Kryeministri kroat pas vizitës në spital: Shumica e të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetë

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është stabile dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Plenkoviq ka thënë se i erdhi shumë mirë që kryeminisri Kurti shkoi aq shpejt në Kroaci dhe për këtë kryeministri kroat falenderoi pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it që ndihmuan ta dërgojnë Kurtin në shtetin kroat.

“Më erdhi shumë mirë që kryeministri Kurti erdhi kaq shpejt. I falenderoj edhe pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR=it që ndihmuan ta sjellin kryeministrin Kurti këtu. Falenderoj stafin e spitalit, Policinë dhe të gjithë që u gjenden afër personave që perjetuan këtë aksident”, tha Plenkoviq.

“Ngushëllime familjeve, miqëve që kanë humbur të afërmit në këtë tragjedi të madhe. I kemi vizituar të gjithë pacientët, shumica janë jashtë rrezikut për jetë, në gjendje stabile. Sërish ngushëllime për të gjithë”, shtoi kryeministri kroat.

(Kosova Sot Online)