Dhunohet sek*ualisht një femër në Gjilan

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 10:02
 Dhunohet sek*ualisht një femër në Gjilan

Policia njofton për arrestimin e një personi në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se duke sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht viktimën femër.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM /Gjilan, 25.07.2021-00:30-07:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)