Albin Kurti bën homazhe te varri i Enver Zymberit në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 12:19
 Albin Kurti bën homazhe te varri i Enver Zymberit në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Një buqetë lulesh u vendos sot në nderim të veprës së pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, i cili më 26 korrik 2011 vdiq në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe te varri i tij.

Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharrem Zymberi, rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011, dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen.

Kryeministri Kurti tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.

(Kosova Sot Online)