I ka humbur 4 termine për operim për shkak të gjendjes financiare, Gentrit Gashi ka nevojë për ndihmë

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 15:50
I ka humbur 4 termine për operim për shkak të gjendjes financiare, Gentrit Gashi ka nevojë për ndihmë

Gentrit Gashi nga fshati Sllovi ka nevojë për ndihmë financiare.

Ai duhet të niset për shërim në Turqi ndërsa i duhen edhe 3 mijë euro për operacionin të cilit duhet t’i nënshtrohet.

Gentritit i është kërkuar që të operohet në sy në Turqi, pasi që trajtim nuk ka mundur të gjejë në Kosovë.

Ndërsa, ai edhe mëherët i ishte nënshtruar disa intervenimeve, por që nuk kishin pasur sukses.

Familjarë të tij kanë thënë se Gentrit i ka humbur 4 termine për operim për shkak se nuk ka mundur t’i siguroj parat e nevojshme.

Ata kanë thënë se nga Ministria e Shëndetësisë ua kanë lëshuar 1 mijë euro, ndërsa ju duhen edhe 3 mijë për të ju nënshtruar operimit.

Të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Gentritin, mund të kontaktojnë në numrin e telefonit të familjes së tij: 044530975


(Kosova Sot Online)