I shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën i moshuari

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 14:03
I shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë ku një 70-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është dëmtuar nga shembja e një murit.

Uniformat blu njoftojnë se i moshuari Janaq Çavo ka qenë duke punuar te një mur i vjetër në banesën e tij, kur ai është shembur, duke e dëmtuar rëndë.

Ndërkohë për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer nje riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shëmbjes së murit.

Shtetasi J. Ç., si pasojë e demtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)