Ambasada amerikane për medaljet e arta olimpike: Gratë e Kosovës janë të forta dhe të vendosura

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 14:23
 Ambasada amerikane për medaljet e arta olimpike: Gratë e Kosovës janë të forta dhe të vendosura

Ambasada amerikane në Prishtinë ka përgëzuar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë njëherit të tretën në historinë e Kosovës.

Përmes një postimi të ambasadës të shoqëruar me fotografinë e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës ka shkruar se fitorja e Norës i ka demonstruar botës çfarë ata e dijnë, se gratë kosovare janë të forta dhe të vendosura.

“Urime Nora Gjakova, kampionia e tretë olimpike e medaljes së artë për Kosovën. Sikur Majlinda dhe Distria para saj, fitorja e Norës i demonstron botës çfarë ne veç e dijmë: Gratë kosovare janë të forta, të vendosura dhe të padorëzuara – gati për të udhëhequr shtetin e tyre drejt madhështisë”, ka shkruar ambasada amerikane.

(Kosova Sot Online)