Koha për një reformë të domosdoshme të Qeverisë

Koha për një reformë të domosdoshme të Qeverisë
Koha për një reformë të domosdoshme të Qeverisë

Shefik Shkodra

  • 27 July 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

Të bëhet një reformim. Në ndërrim vendesh, zëvendësim, dorëheqje e suspendim nëse është nevoja. Nuk e di s’është puna e atyre pesë (5) euro për ato tiketa? A është diçka legjitime , çfarë kualifikime mund të ketë? etj. Por qytetarët nuk dëshirojnë që edhe njëherë të zhgënjehen pavarësisht se kush mund të ndodh pas cilës do aferë.

-Qeveria që ka fituar besimin e qytetarëve. Qeveria që na jep shpresë për këto kohë. Qeveria që mund të bëjë krhesë, në përkujdesje të këtij vendi dhe të këtyre qytetarëve. Qeveria e cila do të përpiqet ta ruaj sigurinë, paqen në vend bashkë me aleatët tanë (NATO-n dhe Amerikën) dhe të bëjë zgjidhje në punësime të reja. Qe njëzet e sa vite, qeveritë njëra pas tjetrës, vetëm sa kanë sjellë shqetësime dhe jetë të zymtë e të pasigurisë te qytetarët e Kosovës.

E kaluara shumë e përfolur për të keq, u shkel me zgjedhjen e LVV, Albin Kurti Kryeministër, Lista "Guxo" e Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kryetar i Parlamentit të Kosovës. Kjo Qeveri me institucionet e veta, sipas premtimeve të përfaqësuesit dhe të gjithë anëtarët e kësaj partie gjatë zgjedhjeve, bashkë me ata të koalicionit startoi mirë dhe është në kontinuitet në të gjitha segmentet, sado të zorshme dhe të ngarkuara me probleme të mbetura. Qytetarët presin prej këtyre institucioneve të koalicioni, që sa më shpejt të rehabilitohet vendi në ekonomi, në drejtësi, në arsim e shëndetësi dhe krijimin e marrëdhënieve me Evropën dhe botën. Për këtë kërkohet angazhim deri në sakrifikicë nga të gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore.

Duke pasur parasysh se, asnjëra prej qeverive të deritashme, nuk ka sjellë asgjë të dobishme për qytetarët e vet, pos skandaleve dhe krizave të përditshme, sidomos ato me karakter korruptiv dhe krim të organizuar, të cilat i kanë trembur qytetarët për ta braktisur vendin e tyre sa më shpejt, se sa të nisin jetën e qetë në strehën e tyre të çliruar. Sot na gëzon fakti se, Qeveria e Albin Kurtit është e pangarkuar me implikime të korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Këta kanë mundësi që ta luftojnë shpërdorimin e pozitës së institucionit të cilit do qoftë dhe për çfarëdo qoftë. Ata janë në gjendje të qëndrojnë vertikalisht përballë furtunave që kanosin shoqërinë me dhunë haptas, herë-herë fshehtas e në mënyrë indirekte edhe me sabotime. Prandaj Qeveria e sotme duhet të forcojë radhët e veta, duke bërë një vlerësim dhe rekapitullim pas kaq kohe në aktivitetin e vet, për secilin sektor veç e veç.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".