Makina del nga rruga dhe përmbyset, lëndohen 2 vajza

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 14:29
Makina del nga rruga dhe përmbyset, lëndohen 2 vajza

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar dy vajza, njëra prej të cilave drejtuesja e mjetit.

Gjithashtu bëhet me dije se makina me të cilat po udhëtonin dy vajzat është me targa greke. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca për t’i ardhur në ndihmë të lënduarave.

Gjithashtu policia ndodhen në vendin e aksidentit për të zbardhur më shumë detaje rreth shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)