
‘Tiketat ngjitëse’ ‘Ngritet’ padi ndaj Pal Lekajt, Lumir Abdixhikut dhe Arban Abrashit

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu, ditë më parë pezulloi marrëveshjen me kompaninë “Auto Control Kosova” për tiketa ngjitëse të automjeteve.
Kjo marrëveshje i obligonte qytetarët kosovarë të paguanin nga 5 euro për regjistrimin e automjeteve.
Për këtë marrëveshje kishte raportuar se pati shkelje.
Por ani se kjo marrëveshje u pezullua, është dikush që po paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Intrastukturës.
Ish-ministrat e MI-së Pal Lekaj, Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi, duket se do përballen me gjykatat.
Kjo pasi koncersiumi gjermano-kosovar, (emër i njohur për redaksinë) po paralajmëron padi pikërisht për çështjen e tiketave ngjitëse.
Ky koncersium, pretendon që nga viti 2012 deri në 2018, ka aplikuar disa herë për këtë kontratë, por e njejta iu ishte refuzuar pa asnjë arsyetim.
Që nga viti 2012 deri 2018 kemi qenë në konkurencë më të mirët edhe më të lirët, pro nuk na e kanë dhan këtë projekt. Tash janë avokatët gjerman dhe kosovarë tu e shqyrtu mundësinë dhe do të ngrisim padi, thotë personi zyrtar nga koncersiomi në fjalë.
Ai tregon se janë ish-ministrat Lekaj, Abdixhiku e Abrashi ata që sipas tij do përballen me gjykatat.
“Kurrë përgjigjë nuk kam marr nga ta” thotë ai, për arysjen se pse nuk e kanë fituar këtë kontratë.
(Kosova Sot Online)