Pamje: Qeni i vogël por trim e shpëton pronaren 10 vjeçe nga kojota

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 11:01
 Pamje: Qeni i vogël por trim e shpëton pronaren 10 vjeçe nga kojota

Një qen i racës së vogël, i quajtur Macy, është kapur nga kamera duke luftuar me një kojotë në Toronto të Kanadasë, duke e mbrojtur pronaren 10-vjeçare, Lily Kwan, përderisa ajo kërkonte ndihmë.

“Qeni im do të bënte gjithçka për familjen tonë, prandaj në fakt nuk jam e befasuar që ai e bëri këtë”, tha nëna e vajzës, Dorothy.

Gjatë përleshjes, qeni i vogël vrapon në formë rrethi përreth kojotës dhe duket sikur mundohet ta pengojë, përderisa vajza ik. Për një çast, kojota e kap me dhëmbë qenin e vogël dhe e shkund dhunshëm, por e lëshon më pas.

Familja tha se qeni i vogël pësoi lëndime në trup dhe këmbë dhe është dashur t’i nënshtrohet operacionit. Familja grumbulloi dhjetëra mijëra dollarë përmes internetit për ta financuar trajtimin e qenit, shkruan Independent.

Sipas një shoqate amerikane, sulmet e kojotave kundër njerëzve janë të rralla. Sidoqoftë, këto kafshë janë përhapur edhe në zona urbane në shekullin e fundit dhe tashmë jetojnë në mesin e njerëzve në shumë qyteteve amerikane, duke u ushqyer me kafshë të egra më të vogla dhe me mbeturina.

(Kosova Sot Online)