Pronari i kompanisë së funeraleve: Trupat e viktimave s’arrijnë në Kosovë edhe një orë

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 12:49
 Pronari i kompanisë së funeraleve: Trupat e viktimave s’arrijnë në Kosovë edhe një orë

Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë s’do të arrijnë në Kosovë edhe një orë.

Kështu ka deklaruar, pronari i kompanisë së funeraleve që po bën transportin e kufomave.

Ndryshe, dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin – nga Frankfurti për në Prishtinë – doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.

Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë.

Shoferi u ndalua nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të martën mbrëma, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit.

Ata u pritën në aeroportin në Prishtinë nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës, ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre.

(Kosova Sot Online)