Shoferi që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci, varroset sot në ora 19:00

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 13:44
Shoferi që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci, varroset sot në ora 19:00

Sot do të varroset shoferi i cili vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci.

Lajmin e ka bërë të ditur familja Sylmetaj përmes një postimi të bërë në rrjete sociale.

I ndjeri do të varroset në fshatin Gërcinë të Gjakovës, në ora 19:00.

Njoftimi:

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 25.07.2021 ndërroi jetë aksidentalisht në moshën 47 vjeçare bashkëshorti, babai dhe vëllai ynë i dashuri, Naser Sylmetaj.

Varrrimi i të ndjerit bëhet me datë 28.07.2021 ( e mërkurë) në ora 19:00 në varrezat e fshatit Gërcinë.

(Kosova Sot Online)