MSh thirrje qytetarëve: Vaksinohu, Delta po vjen

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 13:56
 MSh thirrje qytetarëve: Vaksinohu, Delta po vjen

Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht, shkruan MSh.

“Të dhënat tregojnë qartë se marrja e të dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzojeni mundësinë për t’u vaksinuar duke u regjistruar në https://ekosova.rks-gov.net/për të mbrojtur kështu vetën dhe njerëzit më të dashur!”, thuhet në thirrjen e Msh-së.

VIDEO, KLIKO KËTU

(Kosova Sot Online)