Rrëzohet një aeroplan në Ukrainë, shumica e viktimave nga ShBA-ja

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 10:00
 Rrëzohet një aeroplan në Ukrainë, shumica e viktimave nga ShBA-ja

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në perëndim të Ukrainës, duke lënë të vdekur pilotin vendës dhe tre qytetarë amerikanë.

Policia tha se një aeroplan i tipit “Aerospool WT10 Advantic” u rrëzua mbi një shtëpi në fshatin Sheparovtsy të rajonit Ivano-Frankivsk, shkruan Free Europe.

Tre pasagjerët ishin hebrenj nga Shtetet e Bashkuara, tha Komuniteti i Bashkuar Hebre i Ukrainës.

Policia tha se një grua dhe dy fëmijë, të cilët ishin brenda shtëpisë mbi të cilën ra aeroplani, arritën të largohen pa u lënduar.

(Kosova Spt Online)