Vendosen dy pajisje të teknologjisë së fundit për sinkronizimin elektrik të zemrës në QKUK

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 10:54
 Vendosen dy pajisje të teknologjisë së fundit për sinkronizimin elektrik të zemrës në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës, janë implantuar dy pajisje të sinkronizimit elektrik të zemrës, të pajisura edhe me defibrilator intrakardiak.

Sipas SHSKUK’së, këto pajisje të teknologjisë së fundit synojnë mbrojtjen nga aritmitë e rrezikshme, potencialisht vdekjeprurëse dhe përmirësimin e kualitetit të jetës te pacientët me insuficiencë të avancuar të zemrës.

“Puna është kryer nga mjekët e klinikës, në bashkëpunim me mjekët nga Qendra Spitalore Universitare e Rijekës së Kroacisë. Procedura të tilla bashkëkohore, komplekse dhe shumë të kushtueshme, përbëjnë një standart inovator në trajtimin e këtyre pacientëve në vendin tonë”, thuhet nga SHSKUK.

(Kosova Sot Online)