I iku policisë në Ferizaj, 45-vjeçari ndiqet nga policët deri në arrestimin e tij

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 12:04
 I iku policisë në Ferizaj, 45-vjeçari ndiqet nga policët deri në arrestimin e tij

Policia derisa ishte në pikë kontrolli, në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, ka paralajmëruar drejtuesin e një automjeti të udhëtarëve, me shenjë (bateri dore dhe drita rrotative të automjetit të policisë ), të ndalet, mirëpo i njëjti nuk është ndalur dhe ka vazhduar në drejtim të Gjilanit me shpejtësi të pakontrolluar,duke rrezikuar vetën dhe të tjerët, pjesëmarrës në komunikacion.

Policia, pas këtij veprimi, i ka shkuar pas këtij automjeti, duke e paralajmëruar që të ndalet dhe arrijnë ta ndalojnë në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Drejtuesi i automjetit, me tu ndalur, nuk përfill asnjë urdhër të policisë, nuk prezanton as dokumentet për identifikim,  duke qenë edhe agresiv, i cili dyshohej se ishte edhe nën ndikimin e alkoolit, pjesëtarët e  policisë, pas shumë përpjekjeve të tyre , për të kryer detyrat e tyre, të detyruar nga sjelljet e tij, për shkak edhe të sigurisë së tij personale dhe të tjerëve, e arrestojnë të dyshuarin me inicilaet N.A (M/K) i moshës 45 vjeçar nga Ferizaj dhe e shoqërojnë në stacionin policor në Ferizaj”, njofton policia.

Policia, për shkak të refuzimit të tij për t’u testuar me alkooltest dhe mos ndaljes në shenjën stop të policisë , ndaj tij inicohen dy raste për kundërvajtje : Mos përfillje e urdhërva të ligjshëm, mos ndalje në shenjën stop të  policisë dhe refuzim të testimit me alkooltest, sipas ligjeve në fuqi.

(Kosova Sot Online)