Përfundon në QKUK prishtinasi, disa persona e therën me thikë te Zona Industriale

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 10:16
 Përfundon në QKUK prishtinasi, disa persona e therën me thikë te Zona Industriale

Të enjten në orët e para të mëngjesit, një person ka njoftuar Policinë se pas një mosmarrëveshje, persona të panjohur e kanë therur me thikë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh dhe ka ndodhur në Zonën Industriale në Prishtinë rreth orës 01:20.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore.

“Zona industriale, Prishtinë 29.07.2021 – 01:20.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, person-a të panjohur e kanë therur me thikë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Në vendë ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)