Qeni “gjirafë” po habit njerëzit me gjatësinë e tij

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 10:40
Qeni “gjirafë” po habit njerëzit me gjatësinë e tij

Një qen i gjatë rreth 1.7 metër është bërë senzacion në TikTok, ku shihet duke qëndruar në dy këmbët e pasme dhe duke matanë një rrethoje.

Qeni i quajtur Eris ka më shumë se 605.000 ndjekës falë gjatësisë së pabesueshme që ka. Kjo gjatësi del në pah edhe më shumë sidomos kur shtrihet dhe kërcen në ajër, shkruan Daily Mail.

Sigurisht, njerëzit dëshiruan që ta dinë sa është gjatësia e qenit, kur ai qëndron në dy këmbët e pasme, por u befasuan nga përgjigjja. Pronarja tha se qeni është rreth 1.7 metër i gjatë.

Përdoruesja e aplikacionit TikTok tha se familja u detyrua që të vendoste një rrethojë më të lartë, sepse qeni ishte mjaftueshëm i gjatë për ta kapërcyer rrethojën e vjetër.

Videoja në TikTok është shikuar gati 15 milionë herë dhe ka marrë mbi 65 mijë komente.

“Kjo është gjirafë, jo qen”, shkroi një komentues, ndërsa dikush tjetër e krahasoi kafshën interesante me dinozaur.

(Kosova Sot Online)