Mërgimtari godet një këmbësore në Prishtinë

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 12:50
 Mërgimtari godet një këmbësore në Prishtinë

Një mërgimtar e ka goditur me veturë një këmbësore tek Fakulteti i Edukimit në Prishtinë.

Një lexues ka dërguar fotografi të aksidentit, ku shihen disa qytetarë të mbledhur në vendin e ngjarjes.

Lexuesi thotë se vetura me targa të huaja e ka aksidentuar këmbësoren në zebra.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit thanë se ende nuk kanë informacione për një aksident të tillë.

(Kosova Sot Online)