Bajqinovci thotë se Rama gënjeu kur tha se ushtria serbe ishte e para që erdhi në ndihmë pas tërmetit

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 23:48
Bajqinovci thotë se Rama gënjeu kur tha se ushtria serbe ishte e para që erdhi në ndihmë pas tërmetit

Deputeti i Vetëvendosjes  ka folur për forumin e “minishengenit”, e që më pas u vendos të quhet “Ballkani i Hapur".

Bajqinovci për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, tha se ka gënjyer kur tha se Ushtria Serbe ishte e para që i shkoi shqiptarëve për ndihmë kur ndodhi tërmeti në Durrës.

“Rama tha se ushtria Serbe ishte e para që hyri në Shqipëri për ndihmë kur ndodhi tërmeti në Durrës”, është shprehur Bajqinovci.

“Zoti rama ka gënjyer sepse FSK’ja ka hyrë e para për ndihmë”, theksoi deputeti.

Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë në forumin e “minishengenit” në Shkup, e që nga aty këta liderëa kritikuan shtetet që nuk morën pjesë; Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.


(Kosova Sot Online)