Një burrë shtypet për vdekje nga elefanti

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 11:34
Një burrë shtypet për vdekje nga elefanti

Një burrë në Indi është shtypur për vdekje nga një elefant, kur turma e qytetarëve provokuan tufën e kafshëve në një rezervat në Morongi.

Videoja e filmuar nga zyrtari i rezervatit Parveen Kaswan, ka shkruar në rrjetin social se një person ka humbur jetën, duke pyetur se kënd duhet akuzuar për këtë.

E autoritetet lokale kanë identifikuar burrin si Pachkal Mura, 45-vjeç, i cili derisa po tentonte të ikte nga elefanti u shtyp për vdekje me të katër këmbët.

Pavarësisht që u dërgua me urgjencë në spital për tretman, mjekët atje vetëm sa konstatuan vdekjen e tij – pasi ishte tepër vonë për të ndërhyrë.

(Kosova Sot Online)