Skandali i tiketës me vendim të Liburn Aliut e Hysen Durmishit, godet rëndë me votë në zgjedhjet e 17 tetorit

Skandali i tiketës me vendim të Liburn Aliut e Hysen Durmishit, godet rëndë me votë në zgjedhjet e 17 tetorit
Skandali i tiketës me vendim të Liburn Aliut e Hysen Durmishit, godet rëndë me votë në zgjedhjet e 17 tetorit

Muhamet Kelmendi

  • 31 July 2021 - 09:15

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kështu humbet besimi. Ndërsa, ajo se është përgatitur kjo vepër nga z. Leka dhe lekajt tjerë nuk e arsyeton qeverinë Kurti. Këta e nënshkruan kontratën, e ditën këtë dhe e nënshkruan. Madje e mbrojtën kontratën në mënyrë fanatike. Pse? Ishte në pyetje fitimi dhe vetëm fitimi! Nuk ka gjë tjetër në thelb.

Keqpërdorimet e pushtetit janë çështje që e kanë përcjellë Kosovën që pas lufta. Ka filluar kjo në bashkëpunim me UNMIK-in dhe ka vazhduar nëpër të gjitha qeveritë, deri më sot, ku doli në sipërfaqe kontrata e bërë dhe e nënshkruar nga ministri Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij, z. Hysen Durmishi. Nuk ka fare rëndësi se nga kush dhe si u përgatitë projekti për 5 euro për tiketat ngjitëse në automjete. Kjo për faktin se marrëveshja u nënshkrua dhe përgjegjësitë i kishin të qartë se po bëjnë shkelje të rënda. Pra, është ditur. Pse? Duket se këtu kemi të bëjmë me një vepër tipike kriminale dhe përfituese për kompetentët në qeverinë Kurti. Tash po pritet reagim nga qeveria. Kjo nuk vjen, sepse për qeverinë, po duket, se mjafton tërheqja nga kontrata. Këtej nuk do të ketë fare reagime tjera dhe aq më pak përjashtimi apo ndërrimi nga pozitat.

Kjo nuk do të ndodhi. Zgjedhjet janë afër prandaj VETËVENDOSJE nuk dëshiron që kjo çështje të bëhet shume problematike. Me atë ndikohet në zgjedhjet e tetorit prandaj nuk do të ketë masa konkrete. Po kështu duket se si z.Aliu ashtu edhe z Durmishi janë shumë afër Kryeministrit. Ata janë me z. Kurti gjatë dhe kanë qenë me të edhe në ndarjen e madhe të grupit të z. Shpend Ahmeti dhe co nga VETËVENDOSJE. Të dytë këta e mbrojtën në mënyrë fanatike VETËVENDOSJEN z. Kurti, me ndarjen e madhe, ndaj nuk priten lirime nga detyrat qeveritare. Ata do të vazhdojnë. Mirëpo, këtu nuk është problemi. Çështja është se masat kanë pasur besim te kjo qeveri. Fitoj në mënyrë plebishitare. Dhe, tash po dalin keqpërdorimet e kuadrit të VV-së. Kështu humbet besimi. Ndërsa, ajo se është përgatitur kjo vepër nga z. Leka dhe lekajt tjerë nuk e arsyeton qeverinë Kurti. Këta e nënshkruan kontratën, e ditën këtë dhe e nënshkruan. Madje e mbrojtën kontratën në mënyrë fanatike. Pse? Fitimi dhe vetëm fitimi! Nuk ka gjë tjetër në thelb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".