Ferizaj: Voziti në trotuar, gjobitet shoferi 61-vjeçar

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 11:06
 Ferizaj: Voziti në trotuar, gjobitet shoferi 61-vjeçar

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 61-vjear i cili ka vozitur veturën e tij në trotuar.

Në njoftimin e policisë së Ferizajt bëhet e ditur se një qytetar ka dërguar pamjet ku shihej 61-vjeari me veturën e tij.

 “Policia, e ftoi qytetarin L.Z (M/K) 61 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj inkurajon qytetarët, si në këtë rast që të njoftojnë policinë pa hezitim për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)