Rrëzohet helikopteri, 4 persona vdesin

  • G.G /
  • 02 August 2021 - 14:09
Rrëzohet helikopteri, 4 persona vdesin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qarkun Colusa, Kaliforni. Katër persona në bordin e një helikopteri u vranë të dielën, si pasojë e rrëzimit në një zonë të largët të Kalifornisë Veriore, raportoi Departamenti i Sherifit të qarkut Colusa.

Departamenti konfirmoi vdekjet në stacionin “KXTV”. “Katër personat vdiqën në vendngjarje”, tha departamenti, i cili nuk bëri të ditur identitetet e tyre.

“Helikopteri Robinson R66, u rrëzua rreth orës 13:15 në qarkun Colusa në veri të Sacramento”, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë.

Raportet paraprake tregojnë se katër persona ishin në bord,” vijoi deklarata.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje.

(Kosova Sot Online)