Në Istog gjendet e vdekur një grua, Policia nis hetimet

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 10:19
Në Istog gjendet e vdekur një grua, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një grua në Istog është gjetur e vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Istog, 02.08.2021-07:00-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja  jete.  Njësitet përkatëse, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)