Agjencia Kundër Korrupsionit e dënon kryeministrin e Malit të Zi

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 12:07
 Agjencia Kundër Korrupsionit e dënon kryeministrin e Malit të Zi

Për shkak se ata nuk i raportuan të gjitha të hyrat dhe pasuritë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi përcaktoi se kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq dhe shumica e ministrave të tij e shkelën Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit.

Agjencia lëshoi ​​urdhra kundërvajtës me të cilët zyrtarët publik Mladen Bojaniq, Jelena Boroviniq Bojoviq, Olivera Injaq, Jakov Milatoviq, Gjorgje Raduloviq, Tamara Srzentiq, Ratko Mitroviq dhe Zdravko Krivokapiq u gjobitën secili me nga 500 euro, shkruan Vijesti.

Ligji përcakton se një zyrtar publik është i detyruar të paraqesë të dhëna të sakta dhe të plota në raportet e të ardhurave dhe pronës.

Për ata që nuk e bëjnë këtë, parashikohet një gjobë prej 500 deri në 2.000 euro.

(Kosova Sot Online)