Orangutangu i vendos syzet e diellit që i ranë vizitores, duket se i pëlqejnë

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 12:26
Orangutangu i vendos syzet e diellit që i ranë vizitores, duket se i pëlqejnë

Në internet është publikuar një video që ka habitur shumë njerëz. Një orangutang shihet duke i vendosur syzet e diellit që i ranë aksidentalisht një vizitoreje të një kopshti zoologjik.

Orangutang i gjinisë femërore, i cili ishte duke e mbajtur të voglin, iu afrua syzeve, pasi ato ranë aksidentalisht brenda hapësirës së mbyllur ku jeton kjo kafshë në një kopsht zoologjik të Indonezisë.

Vizitorja e kopshtit, Olita Tetsu, ishte duke shikuar poshtë orangutangëve, kur syzet i rrëshqitën nga koka dhe ranë në hapësirën e mbyllur për kafshë, shkruan Daily Mail.

Ajo tha: “U zgjata që t’i shikoja disa orangutangë në pjesën e poshtme të kafazit, kur syzet më ranë nga koka. Pas disa minutave, një nga orangutangët u afrua dhe i mori syzet. Pjesa tjetër është në kamerë.”

Orangutang kaloi më shumë se një minutë duke luajtur me syze, duke u përpjekur që të kuptonte se si do t’i qëndronin më së miri në kokë.

(Kosova Sot Online)