Rrufeja ndan në gjysmë trungun e pishës 200 vjeçare

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 14:32
Rrufeja ndan në gjysmë trungun e pishës 200 vjeçare

Një pemë e madhe pishe në Kaliforni u kap nga kamera teksa u nda në gjysmë pas goditjes nga rrufeja.

Pisha, që besohet të jetë së paku 200 vjeçe, u nda në gjysmë te trungu teksa digjej.

“Ishte një pemë e mrekullueshme, e shëndetshme, mbi 200 vjeç, që kishte një ditë të pafat”, shkroi në Twitter personi që e xhiroi.

Pylli Kombëtar San Bernardino tha se zjarrfikësit vizituan vendin e ngjarjes për të prerë atë që kishte mbetur nga pema. Zyrtarët shtuan se të shtunën zjarrfikësit iu përgjigjën pesë zjarreve të shkaktuara nga goditjet e rrufesë nëpër pemë.

(Kosova Sot Online)