Lajmi i fundit: Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 08:59
Lajmi i fundit: Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Novosellë të Malishevës ka vdekur, pas përfshirjes së stallës së tij nga zjarri.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Novosellë, Malishevë 03.08.2021 – 01:20.  Viktima mashkull  kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion”, thuhet në raport.

Ndryshe, Malisheva është një prej komunave që është përfshirë nga zjarret.

(Kosova Sot Online)