Një taksi shkel këmbësorin në Prishtinë, dërgohet për mjekim

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 10:13
 Një taksi shkel këmbësorin në Prishtinë, dërgohet për mjekim

Sot në ora 09:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti (taksi), dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ka konfirmuar policia.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

Ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë zyrtarë policorë, teksa në rrugën ku ka ndodhur aksidenti është krijuar kolonë.

(Kosova Sot Online)