Rrahja e punëtorit të Spitalit të Gjakovës, reagon SHSKUK

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 10:33
 Rrahja e punëtorit të Spitalit të Gjakovës, reagon SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme.

Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryersit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka thënë se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht sigurimin, duke e goditur me grushte dhe nga qafa ia kanë marrë një qafore ari në vlerë prej 1 mijë e 800 euro, si dhe ia kanë thyer telefonin iPhone 11.

(Kosova Sot Online)