Asnjë pacient me Covid-19 në Klinikën e Neurologjisë

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 12:03
 Asnjë pacient me Covid-19 në Klinikën e Neurologjisë

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë në QKUK, Nexhmedin Shala ka thënë se në këtë klinikë nuk ka asnjë pacient të infektuar me virusin Covid-19, duke shtuar se të gjithë pacientëve iu është bërë testi rapid.

“Për momentin në Klinikën e Neurologjisë nuk ka të infektuar me Covid-19. Të gjithë pacientet që janë të shtrirë në klinikën tonë janë duke u menaxhuar pa asnjë lloj problemi ose vështirësie. Ajo çfarë kemi bërë është kemi shtuar vigjilencën në kuptimin e monitorimit te pacientët me Covid-19 dhe gjithë pacientëve i është bërë testi rapid”, tha Shala.

Shala ka folur edhe për variantin Delta të Covid-19.

Sipas tij, varianti Delta shfaqë simptoma të njëjta si Covid-19 por përcjellja dhe shpejtësia e infeksionit është më agresive.

“Varianti Delta është i njëjti me Sars-Cov2. Në kuptimin e potencialit dhe shpejtësisë së përcjelljes së infeksionit shfaqen tipare më agresive se virusi Covid-19 dhe në këtë aspekt prania e tij është edhe në Kosovë dhe ende nuk kemi pasur të sëmurë më këtë lloj varianti në neurologji ndonëse e kemi prezent në Kosovë”, tha ai për eo.

(Kosova Sot Online)